Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave që kishin prerë lëndë drusore pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Në prangat e policisë kanë përfunduar shtetasit me inicialet I. L., 35-vjeç banues në fshatin Selishtë, pasi gjatë kontrolleve të kryera i janë gjetur të prera në mënyrë të jashtëligjshme 4 metër3 dru. Gjatë shoqërimit për në komisariat ky shtetas është munduar që të korruptonte punonjësit e policisë me qëllim që ta linin të lirë.

Gjithashtu në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi me inicialet F. C., 61-vjeç, banues në fshatin Bufill. Gjatë kontrolleve të kryera nga punonjësit e policisë këtij shtetasi i janë konstatuar 8 metër3 dru të prera në mënyrë të jashtëligjshme.

Gjithashtu në gjendje të lirë për shpërdorim detyre janë proceduar shtetasit me iniciale M. B., 57-vjeç dhe H. Sh., 54-vjeç, të dy specialistë të Shërbimit Pyjor në Dibër.

Materialet hetimore për rastin në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Goditen dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy Specialistë të Shërbimit Pyjor për ‘Shpërdorim Detyre’

U kap duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës, gjatë shoqërimit në Komisariat ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë për shmangien nga përgjegjësia ligjore, vihet në pranga 35-vjeçari.

Ndalohet një tjetër shtetas për ‘Prerje e paligjshme e pyjeve’.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontroll në fshatin Bufull, Selishtë, dhe si rezultat kanë konstatuar shtetasn I. L., duke transportuar një sasi prej 4 m3 lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Gjatë shoqërimit në Komisariat shtetasi I. L., ka tentuar të korruptojë me shpërblim në të holla punonjësit e policisë me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 35 vjeç, banues në Selishtë.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit F. C., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të zonës në fshatin Bufull, shërbimet e Policisë kanë gjetur të stivosura 8m3 lëndë drusore, të prera pa dokumentacion përkatës nga shtetasi F. C.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ka filluar procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, për shtetasit :

B., 57 vjeç; H. Sh., 54 vjeç, (Specialist të Shërbimit Pyjor, Dibër), pasi nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve në sektorin përkatës duke lejuar që individë të kryejnë dëmtime të pyjeve në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.