Ky është bulevardi “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë. Ai është shëtitorja e vetme për qytetarët e qytetit veilindor e kryesisht për moshën e tretë.   Burime pranë spitalit rajonal të Dibrës bënë të ditur se gjatë këtyre ditëve janë paraqitur rreth 30 qytetarë të moshës së tretë, të cilët kishin pësuar fraktura si rezultat i rrëzimit në akull.

https://youtu.be/jpDw1TvZvXc

Qytetarët me të cilët kontaktuam në bulevardin “Elez Isufi”  thonë se prej 6 ditësh po rrezikojnë teksa ecin në këtë bulevard si pasojë e pranisë së akullit. Të moshuarit kryesisht shprehen se bashkia duhej ta kishte pastruar më shpejt akullin pasi po rrezikojnë të rrëzohen në të, e të pësojnë dëmtime e fraktura, duke rrezikuar shëndetin.

Duke qenë se bulevardi “Elez Isufi” është i shtruar me pllaka guri, kripa do të ishte e rrezikshme për të, por sipas qytetarëve autoritetet duhej ta hiqnin borën pa ngrirë me lopata, në mënyrë që të mos krijohej akulli.