Është zhvilluar këtë të Mërkurë mbledhja e parë e Organit Këshillues që drejtohet nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Ky organ përbëhet nga Kryetarët e katër Bashkive të Qarkut Dibër, nënprefektët dhe drejtuesit e institucioneve kryesore qëndrore në nivel vendor në Qark. Në këtë mbledhje, kryetarët e Bashkive Mat, Bulqizë, Klos e Dibër, pasi bënë një rezyme të punës së vitit të kaluar, shpalosën objektivat e vitit 2022 të cilat konsistonin në investime në infrastrukturën rrugore, ujin e pijshëm, systemin vaditës, menaxhimin e mbetjeve urbane etj.

Ndërkohë, Prefekti Nexhbedin Shehu tha se ky organ zhvillon takime përmujore ku përcaktohen detyra dhe raportohet për realizimin e tyre.

Po ashtu në këtë mbledhje raportuan edhe drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor të cilët janë pjesë e organit këshillues pranë prefektit të Qarkut Dibër.