Prefekti Shehu për zjarret: Dëmet më të mëdha nga zjarret janë shkaktuar në Bashkinë e Bulqizës

0
32

Aktualisht në Qarkun Dibër nuk ka asnjë vatër zjarri aktive, kjo falë edhe reshjeve të shiut të rëna ditët e fundit kryesisht në zonën e Bulqizës. Prefekti Nexhbedin Shehu tha se ky vit ka regjistruar një numër më të lartë zjarresh në Qarkun Dibër, por që situata është menaxhuar nga ekipet lokale. Shehu shtoi se sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar nga flakët është qindra hektarë, duke shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik.

Nga ana tjetër, Shehu vijoi të bëjë apelin për banorët e qarkut Dibër që të mos bëhen shkak për ndezjen e zjarreve dhe të ndihmojnë ekipet zjarrfikëse kur ka raste në afërsi të banesave të tyre apo në kullota publike.

Dëmet më të mëdha nga zjarret janë shkaktuar në Bashkinë e Bulqizës për shkak të numrit të lartë të vatrave të aktivizuara gjatë muajve të verës.