Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu mblodhi në një takim drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor, përfaqësues të pushtetit vendor, të Autoritetit Rrugor Shqiptar si dhe të institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me masat për situatat e mundshme dimërore. Gjatë këtij takimi u evidentuan problemet me rrugët nacionale siç është ajo Burrel – Skuraj dhe Zenisht – Rrëshen. Prefekti Shehu tha se përfaqësuesit e institucioneve raportuan se është siguruar baza materiale për të përballuar emergjencat dimërore. OSHEE ju kërkua që të jetë në gatishmëri për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të abonentëve, ndërsa ARRSH ju kërkua që kompanitë që kanë për mirëmbajtje rrugët nacionale të kenë depozituar bvazën materiale.   Mbledhja e shtabit të mbrojtjes civile për Qarkun Dibër u shoqërua edhe me debate në lidhje me mirëmbajtjen e rrugëve ku u shprehën pakënaqësi ndaj firmave që kanë fituar kontratën nga Autoriteti Rrugor Shqiptar