Që prej së dielës vendi ynë e veçanërisht Qarku Dibër është përfshirë nga temperatura shumë të ulta që kanë zbritur deri në – 14 gradë Celsius në Bulqizë. Prefekti Nexhbedin Shehu në një intervistë për Mat Televizion tha se këto rënie temperaturash nuk kanë shkaktuar probleme. Sipas tij, në të gjitha rrugët  nacionale qarkullimi i automjeteve bëhet normalisht. Po ashtu, nuk ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Shehu shtoi se gjatë ditës së hënë ka patur një bllokim të dy turistëve në malin e Korabit, por që janë shpëtuar nga policia dhe banorë të zonës.

Nga ana tjetër, Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu tha se situata është në monitorim gjatë gjithë kohës dhe se shtabi i emergjencave civile në të katër bashkitë e qarkut është në gatishmëri për çdo problematikë që mund të shfaqet.

Dritan Kurti