Prefekti mbledh kryetarët e Bashkive të Qarkut Dibër për gjendjen e shkollave

Share

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka thirrur në një takim kryetarët e Bashkive të Qarkut Dibër, nëpërefektët dhe përfaqësuesit e zyrave arsimore. Prefekti Shehu iu kërkoi atyre informacion se sa në gjendje janë godinat arsimore për të pritur nxënësit me datë 16 Shtator.

Në raportimin e tij, kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se aktualisht po punohet në të gjitha godinat arsimore me lyerjen e tyre, riparimet elektrike e hidraulike e plotësim me bazë materiale.

Edhe kryebashkiakët e Dibrës e Klosit, Dionis Imeraj e Ilmi Hoxha raportuan para prefektit gjendjen aktuale të godinave arsimore në Bashkitë që drejtojnë si dhe masat që kanë marrë për t’i bërë gati për datën 16 shtator.

Përfaqësuesit e zyrave arsimore raportuan për personelin si dhe problematikat e dala si rezultat i uljes së numrit të nxënësve.

Read more

Local News