Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu zhvilloi mbledhjen e fundit për këtë vit kalendarik me drejtuesit e institucioneve vendore e ato qëndrore në nivel vendor në Mat.

Mbledhja e kësaj të enjteje konsistoi në realizimin e detyrave të lëna në mbledhjen e kaluar, por edhe se si është menaxhuar situata e krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Drejtuesit e institucioneve raportuan para prefektit Nexhbedin Shehu e Nënprefektit Hasan Pasha, të gjitha problematikat me të cilat janë përballur. Nga problemet që u ngritën aty, ishin mungesa e mjekut Kardiolog në spitaline Burrelit, dëmtimi i dy shkollave në Bashkinë Klos nga tërmeti si dhe nga drejtues të emergjencave civile në Bashkinë Mat, u bë një rezyme e të gjithë situatës posttërmet, familjet që janë pajisur me çadra e ndihma të tjera e procedurën në vazhdim të të dëmtuarve.

Po ashtu, nga drejtuesit të bashkisë Mat u bë e ditur edhe miratimi i buxhetit për vitin 2020 dhe prioritetet e tij.
Ndërkohë, në këtë mbledhje iu kërkua drejtuesve të institucioneve marrjen e masave për përballimin e situatave dimorërore për rrugët dhe të gjitha shërbimet e tjera ndaj qytetarëve.