Prefketi i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu ka mbledhur në Bulqizë drejtuesit e institucioneve vendore e atyre qëndrore në nivel vendor për të raportuar mbi ecurinë e punës gjatë muajit që po lëm pas. Drejtuesit dhe përfaqësuesit e pranishëm të disa institucioneve raoportuan të gjitha detyrat e lëna dhe problematikat me të cilat janë përballur gjatë punës së tyre.
Nga bashkia Bulqizë u raportua menaxhimi i situatës së krijuar nga tërmeti dhe problematika që doli nga rreziku u shembjes së dy pallateve në lagjen e re.
Prefekti kërkoi nga të gjithë drejtuesit marrjen e masave për përballimin e festës së ndërrimit të viteve. Po ashtu, u kërkua përgaditja e analizave vjetore si dhe përballimi i situatave dimërore në muajt në vazhdim.