Drejtuesit e institucioneve vendore e ato qëndrore në nivel vendor në Bulqizë kanë raportuar para Prefektit të Qarkut Dibër punën e bërë gjatë muajit që po lëmë pas. Prefekti Nexhbedin Shehu tha se mbledhja e sotme është zhvilluar e ndarë në dy grupe për të shmangur grumbullimet e më shumë se 10 personave. Nga ana tjetër, Shehu u shpreh se janë lënë detyra që duhet të zbatohen për periudhën në vazhdim deri në mbledhjen e radhës. Sipas tij, drejtuesve të këtyre institucioneve ju kërkua angazhim maksimal në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Ndërkohë një tjetër detyrë e lënë në këtë mbledhje ishte rritja e vëmendjes dhe gatishmëria për përballimin e situatave të ndryshme dimërore që mund të shkaktohen nga kushtet atmosferike.