s Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit nga katër bashkitë e Qarkut Dibër është punuar në kohë për vendosjen në efiçencë të fermerëve veprat vaditëse. Shehu shtoi se të katër bashkitë i kanë realizuar në kohë tenderat për pastrimin apo meremetimin e këtyre veprave, por ditët e fundit është konstatuar një problem në kanalin vaditës të Klosit. Për këtë ai shtoi se i ka kërkuar Bashkisë Klos angazhim për ta zgjidhur sa më parë këtë problem në mënyrë që fermerët e luginës s Matit të mos pengohen për procesin e vaditjes që në këtë periudhë bëhet i domosdoshëm për të mbjellat e tyre. Megjithëse muaji Qershor ka hyrë me reshje shirash në intervale të shkurtra kohore, fermerët presin veprat vaditëse për të mbjellat e tyre.