Home Blog Page 330

(Video) Pas borës filloi ngrica, si paraqitet situata në qarkun e Dibrës

0

Në orët e mbrëmjes janë ndërprerë reshjet e borës në Qarkun e Dibrës. Pas ndërprerjes së reshjeve temperaturat kanë pësuar ulje të menjëhershme, dhe kanë nisur ngricat.

Situata rrugore paraqitet më problematike tani për shkak të borës dhe ngricave si pasojë e lagështirës. Policia ka vendosur postbllok në Klos, dhe në Brar-Murrize dhe nuk lejon kalimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit, pasi mjetet bllokojnë punën e borëpastrueseve dhe për të shmangur aksidentet, deri në një njoftim të dytë.

Në aksin nacional Peshkopi – Tiranë, kalimi nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë. Aksi Peshkopi – Kala e Dodës- Kukës kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë, nga Cereni deri në Vasie fryn erë e fortë dhe grumbullon borën në trupin e rrugës. Aksi Peshkopi Qafë Draj – Kukës, qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë me vështirësi.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd, qarkullimi bëhet me zinxhirë, më e vështirë është segmenti nga Ostreni deri në Steblevë.

Si pasojë e reshjeve janë pa energji elektrike gjysma e qytetit të Peshkopisë, Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Sllovë, Luzni në Dibër. Ndërsa në Bulqizë Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe fshatrat e Tërnovës në Fushë Bulqizë. /albeu.com/

Dibër, probleme me energjinë elektrike dhe rrugët rurale prej borës

0

  Reshjet e dëborës të rëna pa ndërprerje në të të gjithë Qarkun e Dibrës kanë sjellë problemet e para. Ndonëse situata ishte paralajmëruar nga sinoptikanët, në zonat e thella të Dibrës dhe Bulqizës ka mungesë të energjisë elektrike. Po ashtu probleme ka edhe në rrugët rurale, të cilat në shumë fshatra e njësi administrative janë aktualisht të pakalueshme. Trashësia e borës në Kalanë e Dodës, Selishtë dhe Lurë kalon mbi 60 cm. prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata pritet të vështirësohet me rënien e temperaturave, duke ju kërkuar drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi mund të ketë prezencë të akullit.

  Momentalisht rruga Peshkopi – Burrel – Tiranë është e kalueshme paprobleme. Rruga Ura e Çerenecit – Stëblevë – Librazhd kalohet me shumë vështirësi, e po ashtu edhe aksi nacional tjetër Peshkopi – Qaf Drajë – Kukës. Pushteti vendor ka nisur punën për hapjen e rrugëve rurale për të nxjerrë nga izolimi banorët e fshatrave të thella të Dibrës. Situatë problematike paraqitet edhe në njësitë administrative të Bulqizës, si Martanesh, Ostren, Trebisht, e disa fshatra të Zerqanit.

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në Dibër. Analizë institucionit të prefektit të Qarkut

0

  Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari ishte i pranishëm në analizën vjetore të institucionit të prefektit të Qarkut Dibër. Në fjalën e tij, Lamallari tha se puna e bërë nga ky institucion gjatë vitit 2021 shihet nga rezultatet, ndërsa kërkoi që të punohet akoma më shumë me ankesat e qytetarëve që të adresohen aty ku duhet dhe të ndiqen deri në zgjidhje. Zëvendësministri i Brendshëm, shtoi se qytetarët duhet të orjentohen më shumë drejt shërbimeve online pasi jo vetëm që fitojnë kohë, por edhe kanë më pak shpenzime.  Në fjalën e tij, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se të gjithë sektorët e prefekturës, duke nisur nga nënprefekturat Mat e Bulqizë, si dhe stafi i prefekturës kanë bërë një punë të mirë. Po ashtu Shehu kërkoi angazhim edhe më të madh për këtë vit.

Të pranishëm në analziën vjetore të institucionit të prefektit të Qarkut Dibër ishin edhe nënprefektët e Matit e Bulqizës Hasan Pasha e Avni Muliu, si dhe punonjës të të tjerë të këtij institucioni.

(VIDEO) Ja si u paraqit situata sot nga moti në Rrugën e Arbrit

0

   Reshjet e borës gjatë kësaj të premteje kanë përfshirë edhe Matin. Ndonëse trashësia e borës ka qenë gati e papërfillshme, qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit është bllokuar.

Situatë problematike është krijuar në bajpasin e Murrizit ku shumë automjete u bllokuan në orët e para të ditës si pasojë e prezencës së borës. Ndërkohë është dashur ndërhyrja e policisë të mundësohej që mjetet e bllokuara të lëviznin drejt Klosit dhe Tiranës.

Më pas, është bllokuar totalisht qarkullimi i mjeteve në të dy hyrjet e kësaj rruge si në fshatin Fshat ashtu edhe në Bastar të Tiranës.

  Të paktën katër mjete borëpastruese kanë punuar vazhdimisht që në orët e para të mëngjesit, por reshjet e vazhdueshme dhe ulja e ndjeshme e temperaturave krijonte probleme, duke shkaktuar akull në rrugë.

  Kalimi në rrugën e Arbrit do të bëhet vetëm nëpërmjet një njoftimi të dytë nga autoritetet. Në të gjithë aksin vijon hedhja e kripës dhe pastrimi i asfaltit. Reshjet e borës në zonën e Matit kanë përfshirë lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, por sasia e rënë ka qenë e vogël.

Burreli pret nesër Tërbunin, Alcani; Luajmë vetëm për fitore

0

Megjithë acarin e p-aralajmëruar nga autoritetet, nuk do të ketë shtyerje të fillimit të fazës së dytë kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Ekipet e kësaj kategorie do të zbresin të shtunën në fushë për të zhvilluar përballjet e para për jesën e mbetur të kampionatit. Matjanët do të presin në shtëpi ekipin e Tërbunit të Pukës, ndeshje e cila do të vërë përballë trajnerin aktual të Tërbunit dhe ish zv e tij trajnerin aktual të Burrelit, Alert Alcani. Megjithatë, matjanët do të kërkojnë tri pikët në këtë garë si një test edhe për merkaton e dimrit, ku në disa reparte pati edhe ndryshime.  

Drejtues të stafit Teknik u shprehën se gjendja e skuadrës është mjaft e mirë dhe premtuese për ta nisur me fitore fazën e dytë të këtij kampionati. Kujtojmë se ndeshje e zhvilluar në fazën e parë të këtij sezoni në Pukë mes Tërbunit dhe Burrelit ka përfunduar në barazim.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë përballje. Do ta nisim fazën e dytë ashtu siç nisa edhe ndeshjet nën drejtimin tim tek Burreli. Djemtë janë në formë të shkëlqyer dhe jam i bindur që do të bëjnë maksimumin në këtë përballje. Sigurisht që është një ndeshje e vlerësuar në maksimum, pasi çdo skuadër në kategorinë tonë meriton vlerësim maksimal, por ne do të vijojmë drejt objektivit dhe ai arrihet vetëm me fitore. Jam i bindur që edhe me elementët e afruar në merkaton e dimrit, do të jemi një ekip shumë garues dhe shumë rezistent ndaj çdo kundërshtari. Fakti që përballja e fazës së dytë konsiston me ekipin pjesë e të cilit isha deri pak kohë më parë, nuk do të ketë asnjë ndikim dhe se synimi mbetet fitorja. Ne do të bëjmë më të mirën në fushën e gjelbërt dhe jam i bindur që do të arrijmë rezultatin maksimal të pritshëm në këtë ndeshje” – tha Alcani.

Gjithsesi fituesi i kësaj ndeshjeje pritet për tu parë vetëm pas përfundimit të 90-të minutave të lojës së rregullt.

Formacioni i mundshëm!

Koca, Dedgjonaj, Dibra, Hasa, Alcani, Stafa, Trokthi, Stana, Farruku, Çema, Daija. Tr.A.Alcani

Vështirësi të mëdha në përshkrimin e Rrugës së Arbrit. Makinat rrezikojnë të aksidentohen

0

Situata e shkaktuar nga bora ka sjellë shumë vështirësi në përshkrimin e këtij segmenti.

Në një foto të postuar në portalin shihet gjendja e rrugës nga bora dhe një makinë e cila ka rrezikuar të aksidentohet.

Bora dhuron imazhe fantastike nga Bulqiza

0

Reshje të shumta dëbore kanë rënë ditën e sotme në Bulqizë, si pasojë e uljes së temperaturave.

Sipas parashikimeve meterologjike pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe të ketë akoma e më shumë ulje temperaturash.

Ditën e sotme Policia bëri të ditur se akset rrugore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore.

Po ashtu, kujtojmë që Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë shkollat nga data 24-26 janar 2022 si pasojë e uljes së temperaturave.

 

Bulqizainfo

Metereologia Lajda Porja: Temperatura deri në -20 gradë, ja cilat do të jenë ditët më të ftohta

0

Vendi ynë në orët në vijim pritet që të fut në një valë me temperatura të ulëta në vlera negative në të gjithë zonat. Meteorologia e MeteoAlb Lajda Porja thotë për ABC se duke filluar nga mëngjesi i të shtunës e deri pasditen e të mërkurës temperaturat në vendin tonë do të jenë në vlera negative dhe do të ketë prezencë të erës së ftohtë.

Sipas saj i gjithë rajoni do të përfshihet nga i ftohti që vjen nga poli i veriut , por temperaturat janë tipike të një dimri. Porja në fjalën e saj bën me dije se zonat më të ftohta do të jenë ato të verilindjes dhe të juglindjes, ku termometri do të shënojë deri në 120 gradë në zonat e thella malore.

“Valët e ftohta vijnë disa herë në stinën e dimrit, por ne jemi mësuar që në 3 dekadat e fundit të kemi dimra jo shumë të ftohtë. Mëngjesi i së shtunës do të jetë i ftohtë në -11 gradë do të shënojë termometri në zonat malore. Zonat më të ftohta do të jenë zonat malore, si Korça,  Erseka, Bilishti, Kukësi, Librazhdi, Dibra, Puka, Bajram Curri dhe Bulqiza, ku temperaturat do të arrijnë nga -11 deri në -15 gradë dhe në fshatrat më të thellë deri në -19 apo -20 gradë.

LAJM I FUNDIT. Bllokohet lëvizja në Rrugën e Arbrit? Policia jep njoftimin zyrtar

0

Qarku Dibër/ Njoftim

Nisur nga situata metereologjike ku qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, për shkak të reshjeve, ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore.

Apelojmë që drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin rrugorë Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.


Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

#policianëshërbimintuaj

Dibra mbulohet nga dëbora, trashësia arrin deri në 25 cm, si mund të bëhet qarkullimi në akset rrugore

0

Reshje të dendura bore ka përfshirë qarkun e Dibrës mëngjesin e sotëm.

Moti i ftohtë ka ndryshuar mëngjesin e sotëm, duke sjellë reshje të dendura dëbore. Janë rikthyer reshjet intensive të borës, në qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore.

Dëbora ka shtruar në rrugë, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 cm. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë.

Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd,segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje.

Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

Fundjava dhe ditët e para të javës së ardhshme pritet të sjellin temperatura disa gradë nën zero, ku nuk përjashtohet mundësia e akujve në rrugë, duke sjellë probleme në qarkullim.

Si pasojë e temperatuarave mjaft të ulëta që pritet të mbërthejnë vendin, Ministria e Arsimit njoftoi dje se në 3 ditët e para të javës së ardhshme shkollat do të jenë pushim.