Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari ishte i pranishëm në analizën vjetore të institucionit të prefektit të Qarkut Dibër. Në fjalën e tij, Lamallari tha se puna e bërë nga ky institucion gjatë vitit 2021 shihet nga rezultatet, ndërsa kërkoi që të punohet akoma më shumë me ankesat e qytetarëve që të adresohen aty ku duhet dhe të ndiqen deri në zgjidhje. Zëvendësministri i Brendshëm, shtoi se qytetarët duhet të orjentohen më shumë drejt shërbimeve online pasi jo vetëm që fitojnë kohë, por edhe kanë më pak shpenzime. Në fjalën e tij, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se të gjithë sektorët e prefekturës, duke nisur nga nënprefekturat Mat e Bulqizë, si dhe stafi i prefekturës kanë bërë një punë të mirë. Po ashtu Shehu kërkoi angazhim edhe më të madh për këtë vit.
Të pranishëm në analziën vjetore të institucionit të prefektit të Qarkut Dibër ishin edhe nënprefektët e Matit e Bulqizës Hasan Pasha e Avni Muliu, si dhe punonjës të të tjerë të këtij institucioni.