Home Blog Page 326

I zhdukuri Shupenzë, familjarët e tij bëjnë apel

  Prej 9 ditësh rezulton i zhdukur shtetasi Sadik Xheka, 80 vjeç, banues në Shupenzë. Njoftimi është bërë nga djali i tij pasi që me datë 15 Janar ai nuk është kthyer në banesë. Djali thotë se babai i tij vuan nga skleroza. Ndërkohë të afërm e banorë të fshatit bëjnë apel që të gjendet 80 vjeçari. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të jetë parë për herë të fundit.

https://youtu.be/4T3dKy0zdNk

Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme. Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694110216.

Ukraina kërcënohet nga pushtimi rus/ Ku janë vendosur trupat e NATO-s, ja kush e mbron Shqipërinë dhe Kosovën

0

Tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe rreziku i mundshëm për një pushtim të kësaj të fundit ka bërë që Aleanca e Atlantikut të jetë në gatishmëri. Nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO është vendosur në gatishmëri dhe po shtrëngon radhët në Evropën Lindore duke dërguar më shumë anije dhe avionë luftarakë.

Agjencia Reutuers bën një pasqyrë se ku janë të disklokuara trupat e NATO-s dhe se si vendet që janë anëtare të aleancës mbrojnë hapësirat ajrore të njëra-tjetrës. Kështu hapësira ajrore e Shqipërisë mbrohet dhe mbulohet nga Italia dhe Greqia, Maqedonia e Veriut vetëm nga Italia, Mali i Zi nga Italia dhe Greqia, ndërsa Kosova e cila nuk është pjesë e Aleancës mbrohet nga trupat ndërkombëtare të KFOR-it. “Rreth 3,500 trupa aleate dhe partnere operojnë në Kosovë si pjesë e forcës paqeruajtëse të KFOR-it të deleguar nga NATO. Aleatët gjithashtu ofrojnë mbështetje ajrore për aleatët më të vegjël ballkanikë. Hapësira ajrore e Sllovenisë mbrohet nga Hungaria dhe Italia, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi mbulohen nga Greqia dhe Italia. Qielli i Maqedonisë së Veriut kontrollohet nga Italia”, shkruan Reuters.

VENDET BALTIKE
Në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, NATO ka rreth 4000 trupa në batalione shumëkombëshe, të mbështetur nga tanke, mbrojtje ajrore dhe njësi të inteligjencës dhe mbikëqyrjes. E përshkruar nga NATO si e gatshme për luftim, prania e forcës së lehtë është projektuar si një forcë e gatshme në rast të një agresioni. NATO gjithashtu ka një mision policor ajror në këto vende, duke patrulluar qiejt e katër vendeve në një mision të mbikëqyrur nga baza ajrore ‘Ramstein’ në Gjermani. NATO ka gjithashtu katër forca detare shumëkombëshe që patrullojnë ujërat ndërkombëtare, duke përfshirë Detin Baltik.

RUMANIA, BULGARIA
NATO ka një forcë tokësore shumëkombëshe deri në 4,000 trupa në Rumani. Franca ka theksuar se do të dërgojë më shumë trupa. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara kanë ushtarë të vendosur në baza të veçanta në Rumani dhe Bullgari. Aleatët dërgojnë rregullisht detashmente luftarakë për të mbështetur hapësirën ajrore kombëtare të Bullgarisë dhe Rumanisë.

FRANCA
Franca është duke udhëhequr elementët ajrorë, tokësorë dhe detarë së bashku me Gjermaninë për vitin 2022, të njohur si ‘Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë së Lartë. Me të paktën 5000 ushtarë, forca mund të jetë operacionale brenda 72 orëve. Spanja, Portugalia dhe Polonia do të dërgojnë trupa këtë vit. Në gatishmëri janë 40,000 trupa të NATO-s.

TRUPAT E SHBA-SË NË EVROPË
Rreth 74,000 personel ushtarak amerikan janë të stacionuar sot në Evropë, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit të SHBA, por jo të gjithë janë trupa në detyrë aktive. Gjermania pret rreth 36,000 trupa amerikane, Italia rreth 12,000, Britania rreth 9,000, Spanja rreth 3,000 dhe Turqia 1,600. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë në lëvizje rreth 4,500 trupa përmes Polonisë, por ato nuk janë të vendosura në mënyrë të përhershme. Shumë nga këto forca mund të dislokohen në emër të NATO-s.

MESDHEU
NATO ka një mision detar, Sea Guardian, që patrullon Detin Mesdhe dhe siguron situatat në për aleatët, si dhe mbështet operacionet kundër terrorizmit.

Vijon situata problematike në qarkun Dibër nga ngricat, termometri zbret -17

0

Acari vijon të ketë mbërthyer Qarkun e Dibrës pasi temperaturat gjatë natës kanë zbritur në – 17 gradë celsius. Më problematike situata mbetet në zonat e thella malore ku ka prezencë të madhe të akullit në rrugë. Fshatrat e Krastës, Ostrenit e Trebishtit si dhe Tërnova e Madhe e Zerqanit janë pa komunikim për shkak të sasisë së madhe të borës dhe akullit në rrugë.

Në Bashkinë e Dibrës fshatrat e Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës etj janë pa komunikim. Probleme ka edhe me furnizimin me ujë të pijshëm. Ngrirja e tubacioneve ka lënë pa ujë banorë në qytetin e Peshkopisë por edhe të Bulqizës si pasojë e ngrirjes së tubacioneve dhe çisternave. Pa ujë të pijshëm janë edhe fshatrat Shumbat e Sohodoll në Dibër.
Sa i përket energjisë elektrike grupet e OSHEE e kanë kthyer në normalitet, duke bërë të mundur furnzimin me rrymë të gjithë qarkut Dibër.

Rruga e fshatrave Ketë e Xibër – Hane e pushtuar nga akulli, bashkia Klos nis me rrugën kryesore të njësisë Xibër

0

Prej tre ditësh rruga e fshatrave Xibër – Hane e Ketë në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit është pothuajse e pakalueshme. Shkak është bërë prezenca e madhe e akullit i cili ka mbuluar gjithçka.

  Kalimi i mjeteve në këtë rrugë mund të bëhet vetëm me anë të zinxhirëve, pasi është e pamundur sepse trashësia e akullit është e madhe dhe ka mbuluar gjithë karrexhatën.

Qindra banorë të këtyre dy fshatrave janë pothuajse të izoluar për shkak se temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Vetëm këtë të Hënë Bashkia e Klosit ka nisur hedhjen e skorjes dhe këtë e ka bërë vetëm në rrugën kryesore të kësaj njësie administrative. Siç shihet nga pamjet, skorja është lënë grumbull në pikat problematike ndërsa më pas do të shpërndahet nga punëtorët e mirëmbajtjes.

  Ndërkohë ditën e Martë pritet që bashkia e Kolosit të dërgojë kripë dhe skorie edhe në rrugën e fshatrave Xibër – Hane dhe Ketë për të mundësuar qarkullimin normal të automjeteve.

Jeni në pritje të vizave? Ambasada gjermane në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

0

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë lënë një takim në sektorin e vizave se ai do të qëndrojë i mbyllur nga sot e deri më 28 janar.

Në njoftim thuhet se ata që t’u anulohet takimi do të njoftohen përmes e-mail ndërsa pritet të zëvendësohen në muajt shkurt ose mars.

“Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail.

Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftim. 

Përplasje të forta te Ligjet mes Bardhit dhe Manjës: Në xhaketën time s’ka e s’do të ketë gjak qytetari të pafajshëm

Debate të forta ka pasur në Komisionin e Ligjeve mes Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe sekrëtarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Në fjalën e tij, Manja tregoi se ky projektligj garanton që në sistem të futen persona me integritet.

Pra sipas tij, nëse një person do të bëhet noter, duhet të kalojë paraprakisht disa filtra. Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi argumentoi se përse sipas tij ky proces nuk është i besueshëm dhe efikas.

DEBATET NË KOMISIONIN E LIGJEVE

Ulsi Manja: Projektligji parashikon ndërhyrjen me masa të shpejta rregullatore për të parandaluar depërtimin e elementëve në konflikt me ligjin në profesionin e noterit si dhe për të adresuar rastet kur pas licencimit të tyre noterët që cënojnë integritetin dhe besueshmërinë.

Për të arritur këto qëllime janë rregulluar 4 çështje kryesore që lidhen me Integrimit dhe besueshmërinë profesionale, me shkeljet disiplinore jashtë ushtrimit të profesionit, me përfshirjen në listën e personave të shpallur sipas legjislacionit për masat kundër financimit terrorizimit dhe e katërta lidhur me kërkesën e autoritetet përgjegjës për revokimin e licensës së noterit në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Lidhur me integritetin dhe besueshmërinë, ky koncept i parashikuar në këto ndryshime siguron që të përjashtohet mundësia që të futen në profesionin e noterit ata persona me kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e orgaizuar apo ata me vepra penale.

Ligji i noterisë pavarësisht se është një ligj i ri, nuk parashikonte asnjë instrument që të pengonte bashkëpunëtorët e kriminelëve në profesionin e noterit.

Këto ndryshime vlejnë për kandidatët për noter që do të pranohen në shërbimin noterial sipas ligjit të 2018.

Sot pranimi në shërbimin noterial kalon në disa faza. Kandidatët vlerësohen nga kriteret dhe kushtet për të qenë pjesë e këtij shërbimi, më pas i nënshtrohen provimit të kualifikimit, ata që kualifikohen do ti nënshtrohen filtrit të besueshmërisë dhe integritetit. Pastaj vazhdojnë shkollën 1-vjecare për noter.

Me përfundimin e praktikës së trajtimit fillestar, i nënshtrohen një praktike dy vjeçare pranë një noteri, më pas i nënshtrohen provimit për noter. Para se ti nënshtrohen provimit për noter, i nënshtrohen edhe një filtri të besueshmërisë.

Lidhur me noterët e sistemit ekzistues, ndryshimet parashikojnë kontroll periodik cdo një vit.

Gazment Bardhi: Sa i besueshëm do të jetë procesi dhe konkluzioni i një funksionari të nivelit të lartë i cili mund të jetë siç të dhënat në këto 8 vite kanë treguar, i lidhur me krimin e organizuar, për të përcaktuar nëse një specialist në ministri, ta caktojë që ky nuk është i denjë për të ofruar një shërbim publik sepse ka kontakt me krimin e organizuar. Pra ministri ndan tenderat me krimin e organizuar, nga ana tjetër një funksionari ti thotë se ti nuk je i denjë. Mua ligji nuk ma ndalon ndërsa ty ta ndalon. Kjo e bën procesin jo efikas.

Ulsi Manja: Lidhur me integritetin tim si deputet dhe si ministër, sigurisht që kam folur tre mandate radhazi zgjedhësit, në atë zonë që unë kam patur fatin të përfaqësoj PS. Qasja ime dhe raporti im me drejtësinë është i ditur botërisht. Unë ngelem i qartë që ai ligj të zbatohet pikë për pikë. E treta zoti Bardhi, në të gjitha betejat elektorale ku kam marrë pjesë, kontaktet e mia kanë qenë me qytetarë dhe zyrtarë të këtij shteti. Nëse dikush nga ju ka prova apo indicie se unë jam në konflikt me ligjin mund ti paraqisni në organet e drejtësisë. Në xhaketën time dhe në duart e mia as ka patur dhe nuk do ketë gjak qytetari të pafajshëm. Uroj që sa të jem në politikë të mos kem përgjegjësinë e fajit për jetë njerëzish të humbura padrejtësisht për hir të karriges.

Gazment Bardhi: Shumë mirë që ka vetëvlerësim është në të drejtën e vet, por nuk bëhet fjalë për individin, por për standardin. Pyetja kishte të bënte, si mundet që një funksionar publik që nuk e ka kaluar vetë atë standard, ta aplikojë për funksionarët poshtë tij? Kjo ishte pyetja dhe nuk jemi për ty, por për zbatimin e ligjit. Unë fola për një ministër të lidhur me krimin e organizuar dhe për shkak të ndërhyrjes së ministrit noteri e kalon këtë proces.

Nëse një kandidat për noter ka kontakt me Ymer Lalën, ti e kalon apo nuk e kalon, sepse ti ke kontakt vetë me këtë. Na ndërhyn Ymer Lala dhe thotë kalojë se ky është miku im. Ministri e ktheu në çështje personale, unë po pyes për çështjen e standardit. Nuk bëhet e fortë Shqipëria me kandidatët për noterë.

Ulsi Manja: Unë e kuptoj që në fund të fundit deputeti, zoti Bardhi është në të drejtën e tij sepse opozitë për këtë është në komision. Por opozita bëhet me fakte dhe prova dhe jo me gjykime. Unë thashë se nuk jam unë si ministër garantisti i këtij procesi, garant është ligji. Janë të gjitha mekanizmat qoftë për heqjen e licencës së noterit qoftë për pezullim, e ka ligji këtë. Unë nisem nga qëllime të mira.

Ministrja Manastirliu publikon fotot e infermierëve në Bulqizë që shërbejnë në banesa në temperaturat -15 gradë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar disa foto në faqen e saj në “Facebook” me infermierët që shërbejnë në banesa në këto temperatura minus.

Manastirliu u shpreh se “kushtet ekstreme të motit në -15 gradë celsius në fshatin e thellë malor Bllacë në Bulqizë, nuk e kanë penguar infermiere Fiqireta Skarrën të shërbejë në banesë, për ata që kanë nevojë”.

Po ashtu, Manastirliu tha se “si Fiqeretja, infermiere Nurie Xheka në fshatin Gjuras në Shupenzë, Kliton Shpati në Theth, mjekët dhe infermierët tanë janë në gatishmëri në të gjithë vendin në këto ditë të motit ekstrem, për t’iu përgjigjur emergjencave shëndetësore”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOgertaManastirliu%2Fposts%2F468965427933632&show_text=true&width=500

/Bulqiza.info/

Njihej si “Anglezi”/ Dibrani Bledar Muça u ekzekutua pranë rajonit të policisë në Belgjikë, e qëlluan në kokë

0

Bledar Muça u vra mbrëmjen e djeshme në Antwerp të Belgjikës. Autoritetet vendase raportojnë se krimi ndodhi pak metra larg rajonit të policisë.

Banorët thonë se janë tmerruar. Dëshmitarët thanë se ai u qëllua disa herë në kokë. Shqiptari njihej në zonë edhe si “Anglezi”.

‘Pashë një nga autorët teksa largohej me makinën e krimit. Ai kishte një armë të madhe në duar,” tha fqinji, Ivan Willems.

Për herë të parë emri i mikut të ngushtë të Ardian dhe Florenc Çapjas doli në “skenë” në vitin 2016. Ai mbeti i plagosur pas një atentati, ku në shënjestër ishte bashkë me Florenc Çapjan.

I lindur dhe i rritur në Elbasan, Bledari është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.


Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.

Ekzekutim për gjakmarrje në veri të vendit. Vetëdorëzohet autori 17-vjeçar

0

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në fshatin Manati të Lezhës.

Mësohet se viktima është Lekë Lekgjonaj, rreth 65-vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrje, dhe autori 17-vjeçar është vetëdorëzuar në polici.

Mësohet se Lekgjonaj është qëlluar në oborrin e banesës së tij, dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Humbet i moshuari në Bulqizë/ 80 vjecari vuan nga skleroza

Policia e Bulqizës ka shpallur ditën e sotme në kërkim një 80-vjeçar pasi është larguar nga banesa.

Policia njofton se shtë bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. Xh., 80-vjeç, banues në Shupenzë, pasi djali i tij shtetasi J. Xh., ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa që me datë 15.01.2022, dhe nuk është kthyer më. Sipas shtetasit J. Xh., babai i tij vuan nga skleroza.

Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.