Bledar Muça u vra mbrëmjen e djeshme në Antwerp të Belgjikës. Autoritetet vendase raportojnë se krimi ndodhi pak metra larg rajonit të policisë.

Banorët thonë se janë tmerruar. Dëshmitarët thanë se ai u qëllua disa herë në kokë. Shqiptari njihej në zonë edhe si “Anglezi”.

‘Pashë një nga autorët teksa largohej me makinën e krimit. Ai kishte një armë të madhe në duar,” tha fqinji, Ivan Willems.

Për herë të parë emri i mikut të ngushtë të Ardian dhe Florenc Çapjas doli në “skenë” në vitin 2016. Ai mbeti i plagosur pas një atentati, ku në shënjestër ishte bashkë me Florenc Çapjan.

I lindur dhe i rritur në Elbasan, Bledari është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.


Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.