Home Blog Page 321

Eduart Zalloshnja: Në Shkodër e Dibër, fituesi në diskutim. Në të tjerat…

0

Nga Eduard Zaloshnja

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare paraardhëse përbëjnë zakonisht një bazë të mirë për parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Aty ku njëri krah ka patur epërsi të dukshme në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, suksesi në zgjedhjet lokale ka qenë pothuaj i sigurtë.

Por zgjedhjet e 6 marsit do të zhvillohen pas një ngjarje të veçantë – Berisha dhe pasardhësi i përzgjedhur prej tij (Basha) janë në një luftë politike për jetë a vdekje. Si rrjedhojë, elektorati i djathtë është tashmë i përçarë.

Përçarja e PD-së do të ndikojë padyshim në bashki si Durrësi, Lushnja, Vora e Rrogozhina, ku e majta rezultoi me epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Duke ia bërë asaj të lehtë që ta ruajë përsëri epërsinë (shihni rezultatet e vjetshme në tabelën shoqëruese).

Në Shkodër e Dibër, partitë opozitare (PD-AN dhe LSI) patën epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Por sivjet PD-AN është e përçarë dhe votuesit e LSI-së nuk dihet nga do të anojnë apo nëse do të votojnë në këto dy bashki.

Për arsyet e mësipërme, gara duket se do të jetë e fortë për krejtë e bashkive në Shkodër e Dibër. Ndërsa në bashkitë e tjera, gara kryesore mbetet të jetë mes kandidatëve të Berishës e Bashës, se kush do të dalë i dyti apo i treti…

Sondazhi i mattv.al, tifozeria matjane: Armando Duka nuk e meriton votën e Burrelit

0

Zgjedhjet në Federetën Shqiptare të Futbollit janë në qëndër të vemendjes javët e fundit, ku presidenti aktual Armando Duka pas 20- vitesh në këtë detyrë po kërkon edhe një mandate tjetër.

Për këtë Duka po kryen manipulime flagrante nëpër shoqatat rajonale, edhe pse në shumicë antarët legjitim e kanë kundërshtuar proccesin ku kanë nënshkruar deklarata noteriale që rrëzojnë votimet e FSHF-së, duke e dërguar ccështjen në Gjykata.



Ndërkohë, prej disa ditësh mattv.al ka kryer një sondozh duke pyetur sportdashësit matjanë, a duhet ta votojë më klubi i Burrelit Armando Dukën.

Në sondazhin që morën pjesë një shumicë e konsiderueshme tifozësh, të gjithë ishin kundër votës për Armando Dukën.

Më poshtë Sondazhi i kryer dhe opinionet e sportdashësve matjanë.

https://www.facebook.com/946449268756314/posts/4923664441034757/

Kreshnik Çollaku: Ja propozimi im për të arritur te fitorja e 6 bashkive

0



Kreshnik Çollaku thotë se pajtimi në PD është i mundur nëse ai nis nga baza. Në emisionin “Arnautistan”, ai tha se ka propozuar një “armëpushim” deri pas zgjedhjeve të pjesshme, në mënyrë që demokratët e bazës të mos ndikohen nga sherri që bëhet në Tiranë.

Aty (në Komisionin e Rithemelimit) ka njerëz që i atribuojnë Bashës ndalimin e karrierave. Mendoj se kjo është çështje inati. E shoh më shumë si gjendje emocionale. Pajtimi është shumë më i lehtë në bazë me njerëzit. Me bazën ka mundësi pajtimi. Te ky grup njerëzish, Grupi i Rithemelimit, e shoh më të vështirë. Kam propozuar të ndalojmë sulmet. T’i lëmë demokratët e bazës të zgjedhin. Por Komisioni i Themelimit ka filluar sërish fazën agresive. Të ndalojmë sherret 5 javë. Nuk mund t’ua heqim demokratëve të bazës mundësinë.

Partia Socialiste zyrtarizon kandidatin e tyre për bashkinë Dibër

0

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste ku janë prezantuar edhe kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të gjashtë marsit. Ministri Ulsi Manja, në cilësinë e drejtuesit politik në Qarkun Dibër, tha se ka zgjedhur si kandidat në këtë bashki bankierin Rrahim Spahiu, sipas tij Spahiu është njeriu i duhur për të çuar përpara projektet në këtë bashki.

“Jam këtu për kandidatin që do të kandidojë në zgjedhjet e 6 marsit. PS mori në analizë kandidaturat e dhëna nga unë. U konludua që kandidati do të jetë Rrahim Spahiu. Është njeri me vizion, Dibra ka një shans e do të ketë në krye një person me integritet. jam i bindur që do të bëjmë punë të mirë”- tha drejtuesi i qarkut, Ulsi Manja.

Spahiu është një qytetar dibran i cili punon në sektorin bankar.

Bashkia Klos aksion për pastrimin e mjedisit, Dedolli: Do të ndëshkohet çdo ndotës

0

  Aksi rrugor nacional Klos – Qaf Bualli vijon të jetë problem s ai përket ndotjes. Përgjatë gjithë këtij aksi janë depozituar mbeturina të konsumit të përditshëm e po ashtu edhe inerte. Bashkia e Klosit ka zhvilluar një aksion të gjerë këtë të premte përgjatë kësaj rruge. Angazhimi i pushtetit vendor për të pastruar hotspotet e krijuara në këtë rrugë prej vitesh ka qenë me njerëz por edhe mjete. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës pranë Bashkisë Klos, Jetmir Dedolli tha se ndotja është shkaktuar nga individ apo subjekte tregtare që operojnë në qytetin e Bulqizës. Dedolli shtoi se aksioni do të vijojë deri në pastrimin e të gjitha vendgrumbullimeve të mbeturinave përgjatë gjithë këtij aksi rrugor, duke paralajmëruar ndëshkiin e të gjithë atyre që do të konstatohen duke ndotur mjedisin në të ardhmen.

  Ndotja e kësaj rruge shkaktohet kryesisht nga mjete që përdorin këtë rrugë si ato të transportit publik, mjetet private apo ato të mallrave që frekuentojnë tregjet e Bulqizës për të shitur.

Fluks në pediatrinë e Peshkopisë, fëmijë edhe të infektuar me Covid-19

0

Rreth 70 fëmijë paraqiten çdo ditë në spitalin e Dibrës me simptoma të gripit stinor, por që një pjesë e tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Mjeku pediatër pranë këtij spitali, Filip Cfarku thotë se që prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar, fluksi i fëmijëve që paraqiten për vizitë ka qenë shumë i lartë. Sipas tij, një pjesë e fëmijëve kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 dhe janë paraqitur aty për shkak të ngjashmërisë së madhe të simptomave me virozat stinore. Mjeku Cfarku shprehet se mosha e fëmijëve të prekur është nga 6 muajsh deri në 11 apo 12 vjeç, por për fat të mirë këta fëmijë nuk kanë patur nevojë për shtrim në spital për të trajtuar infeksionin. Aktualisht në repartin e pediatrisë në Spitalin Rajonal të Dibrës janë rreth 100 fëmijë të shtruar.

  Fluks i lartë fëmijësh vihet re edhe në spitalet e tjera të Qarkut të Dibrës si në atë të Bulqizës dhe Matit.

Rruga e Arbrit/ Borë në bypassin e Murrizit. Ja apeli për drejtuesit

0

Ka rifilluar bora në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

Kësisoj është vështirësuar edhe qarkullimi teksa apelohet për kujdes dhe përdorim të gomave dimërore ose zinxhirëve.

Policia ndodhet në këtë aks për të ndihmuar në çdo vështirësi të krijuar.

Megaoperacioni me 14 të arrestuar në Burrel/ Prokurori Abaz Muça: Hetimet vijojnë për persona të tjerë në këtë veprimtari kriminale

0

Një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike u shkatërrua në Mat nga policia këtë të premte. 13 persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim. Detajet e operacionit u bënë të ditura nga vetë Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Skënder Hita dhe Prokurori i Matit, Abaz Muça në një dalje publike për mediat.

Operacioni i koduar “Kepi i Vozajve” u zhvillua nga policia e Dibrës, Tiranës dhe ajo e Durrësit nën drejtimin e prokurorisë së Matit.  Hetimet për rastin nisën në vitin 2019 dhe u ndoqën metoda speciale nga ana e agjentëve të antidrogës. Në total policia asgjësoi 532 bimë narkotike ndërsa konstatoi 3633 të tjera në proces tharje. Gjithashtu u sekuestrua një automatik, një armë gjahu teke pa leje dhe municion luftarak si dhe 13 telefona celular që përdoreshin nga pjestarët e grupit kriminal. Të ndaluarit akuzohen për kultivim dhe trafikim të kabanisit si dhe armëmbajtje pa leje.

“Blindohet” Burreli, mesfushori Donald Mëllugja rikthehet në qytetin e tij

0


Ekipi i futbollit “burreli” vijon të kompletohet edhe pas ndeshjes së parë të fazës së dytë të këtij kampionati. Veç prurjeve që janë prezantuar ditë më parë, e fundit është huazimi nga ekipi i Kastriotit të Krujës i mesfushorit Donald Mëllugja. Ky i fundit ka qenë pjesë më parë edhe e ekipit të Burrelit por e vijoi karrierën e tij sportive në elitën e futbollit ku u angazhua fillimisht me Bylisin e më pas me Partizanin dhe sëfundmi me ekipin e Krujës. Por për matjanët Mëllugja nuk ka qenë prurja e fundit pasi bashkë me të është rikthyer edhe braziliani Lusi Paolo. Ky i fundit pati tërhequr dokumentat pranë klubit për të vijuar karrierën në një tjetër skuadër, por siduket është penduar. Matjanët do të luajnë të shtunën në transfertë ndaj Tomorit të Beratit.
Ndryshe nga ndeshja e fundit, tekniku Alert Alcani do të ketë edhe dy mundësi më shumë për të aktivizuar në formacionin e kësaj përballjeje, mesfushorin Donald Mëllugja dhe mbrojtësin Lusi Paolo.
Këta të fundit janë paraqitur në stërvitjen e skuadrës pranë stadiumit të “Burrelit” të premten ku i janë bashkuar grupit tjetër. Djemtë kanë marrë udhëzimet e fundit para se të zbresin në fushën e gjelbërt ditën e shtunë përballë ekipit të Tomorit në Berat.

6 Marsi/ Rama mbledh Kryesinë e PS në seli, priten emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e sotme Kryesinë në selinë e Partisë Socialiste.

Kjo mbledhje pritet të organizohet në orën 17:30. Mësohet se në fokus të mbledhjes së Kryesisë do të jenë zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Këto zgjedhje do të mbahen në 6 mars, në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnjë e Rrogozhinë. Pritet që sot PS të vendos edhe për emrat e kandidatëve në këto 6 bashki.