Ballina Blog Faqe 1216

Ura totalisht e amortizuar në fshatin Ndrelalaj, rrezikon jetën e dhjetra banorëve

Ura e fshatit Ndrelalaj, një ndër më të dëmtuarat
Një ndër urat e dëmtuara nga shirat e vitit 2016 është edhe kjo, në fshatin Ndrelalaj të Njësisë Administrative Baz në Bashkinë e Matit. Sipas banorëve të zonës, ura është e gjatë rreth 180 metra. Pas tejmbushjes së lumit Mat nga shirat e 2016, ura pësoi dëmtime sidomos në njërën anë të saj. Jashtë kameras banorët thonë se ura kërkon një rehabilitim të plotë sa i përket kavove dhe shtresës e cila është e kalbur. Për shkak të këtij dëmtimi, sipas banorëve kur liqeni Ulzës mbushet, ura humbet deri në 2 metër nën ujë.
Megjithëse në anën tjetër të liqenit të Ulzës në fshatin Ndrelalaj jetojnë shumë pak familje, dikur aty kishte shumë banorë. Një pjesë e fshatit që jeton në anën e Bazit ka toka bujqësore në anën tjetër, tokë e cila tashmë ka mbetur pa u punuar, për shkak të dëmtimit të urës.
Banorët që kanë tokat në anën tjetër, duhet që të dalin në Burrel pastaj në Urakë e në fund të shkojnë tek tokat e tyre, të cilat në vijë ajrore nuk janë më larg se 300 metra.

E fundit/.Zjarr i madh në Kongrazhd, nuk ka të lënduar

0

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e kongrazhdit mbi zonën e ish-pularinë. Zjarrëfiksja është në vendngjarje dhe punonjësit po perpiqen të neutralizojnë zjarrin duke hasur në terrenin e vështirë.

Raportohet se nuk ka të lënduar dhe se nga zjarri nuk rrezikohen banesa. Akoma nuk dihet nëse zjarrvënja është e qëllimshme.

Dibër : 3 të arrestuar në 12 orët e fundit

Dibër

Gjatë 12 orëve të fundit arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Parandalohet një konflikt pronësie mes dy shtetasve, arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar.

Si dhe janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë pasi janë konfliktuar dhe kanë dhunuar me mjete të forta një 35-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër , kanë marrë njoftim se në njësinë administrative Muhurr, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve ku mund tu përshkallzonte në përmasa të mëdha.

Menjëherë është organizuar puna duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi :

A.M, 33 vjeç, banues në Dibër

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka goditur dhe dëmtuar në pjesën e fytyrës shtetasin A.M, 52 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


U arrestuan në flagrancë shtetasit :
L.Gj, 31 vjeç,
O.Sh, 37 vjeç, të dy banues në Dibër

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin M.(S).D, 35 vjeç, banues në Dibër, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për shtetasit e lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Holanda kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

“De telegraaf” gazeta më e madhe në holandë i kushtuar një artikull kërkeses se disa partive politike në Holandë të cilat kanë kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët.

Kjo pasi 3 partitë e shohin këtë si e vetmja mundësi për të frenuar fenomenin e krimit të organizuar shqiptar në Holandë.

Kjo masë drastike është mbështetur nga 3 parti kryesore në Holandë, ndër të cilat Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane. Sipas deputetit Fritsma problemet nisën kur u liberalizuan vizat. “Për këtë mund të prisje, kriminelët përfitojnë kur ska kontrolle.”

Edhe deputetja Van Toorenburg, antare e të njëjtës forcë politike të Ministrit Holandez për Drejtësi dhe Siguri Grapperhaus, kërkoj direkt rikthimin e vizave për Shqiptaret. “Unë dua të di kë fusim në shtëpi, do vi shumë shpejt një debat me ministrin.” Anëtari i Partisë Socialiste në Kuvendin e Holandës mbështet këtë mase “Duhet niset një procedurë emergjente për të rikthyer vizat”

FUTBOLL, “KLOSI” MBYT “ADËN”

0

Ekipi i futbollit të kategorisë së dytë “Klosi” “shkatërron” ekipin mik “Adën” e Velipojës në takimin e së shtunës të luajtur në “Liri Ballabani”. Me fitoren 4 me 1, “Klosi” ngjitet me meritë në vendin e 8-të të Grupit A.

“TREGU MAQEDONAS PO NA MBYT”

0

Tregu maqedonas, që operon me çmime më të lira për konsumatorin shqiptar, po “mbyt” tregun vendas të fermerëve edhe në Gjoricë të Bulqizës. Nisur nga ky fakt dhe nga superprodhimi që u ka mbetur stok, fermerët në Gjoricë apelojnë ndaj shtetit për përkrahje përmes politikave favorizuese në treg, përfshirë këtu edhe instalimin e frigoriferëve.

FESTIVALI I SHOQATAVE ARTISTIKE

0

Në prag të Festivalit Mbarëkombëtar të Shoqatave Kulturore e Artistike, organizatorët zbresin në Burrel për shoqatën “Mati” të “Mjeshtrit të Madh” Ymer Neli. E pranishme në këtë fazë përzgjedhëse ishte vetë drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Foklorike, Armanda Hysa.

Lufta kundër kanabisit, Dibër: Mblidhet Task-Force

Dibër, mblidhet taskforce kundër kanabisit, diskutohen edhe probleme të tjera. Është mbledhur këtë të enjte në Peshkopi, taskforca e Qarkut Dibër për luftën kundër kanabisit e ngritur vite më parë, e përbërë nga policia e shtetit, pushteti vendor, OSHEE, etj. Në këtë takim, të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, tha se ky takim do të shërbejë për një bashkëpunim më të mirë ndërinstitucional.
Ndërkohë në fjalën e tij, Drejtori Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,Edmond Tarkaj, duke bërë një rezyme të punës së vitit të kaluar, kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë të të gjithë aktorëve përbërës të taskforcës, për të luftuar sa më fort kultivimin e kanabisit në të gjithë qarkun Dibër.
Po në këtë takim u kërkua një angazhim maksimal edhe për një situatë të tanishme e cila është kthyer në një problem të madh. Zjarre të ndryshme po ndizen në të gjithë Qarkun dhe për këtë prefekti Shehu kërkoi që zjarrfikëset të jenë më efikase, ndërsa duhen ndëshkuar me patjetër autorët e këtyre zjarreve.

Dritë në fund të tunelit, rruga e degraduar Burrel- Klos do të rehabilitohet

Një lajm i mirë vjen për banorët e Klosit. Javën e ardhshme pritet të rifillojë puna në rrugën e Klosit.
Banorët që jetojnë përgjatë rrugës së Klosit janë ankuar vazhdimisht për problemet që janë shfaqur nga rruga Burrel – Klos. Gjendja e rënduar e rrugës dhe pluhuri që mbulon gjithçka, janë dy nga problemet që ngrenë drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Ata kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë dhe të mbyllet ky investim i cili deri tani sipas tyre nuk ka zgjidhur asnjë problem.
Të kontaktuar nga Mattv.al, përfaqësues të firmës zbatuese të projektit, thanë se rifillimi i punimeve do të bëhet në fillim të muajit Prill. Sipas tyre, tashmë kushtet atmoseferike janë të favorshme për kryerjen e punimeve që duhen në këtë rrugë. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shpresojnë që kjo të ndodhë dhe problemi të marrë zgjidhje përfundimisht.

Kandidati kryesor për stolin e kombëtares Edi Reja kërkon edhe 48 orë për pegjigjen

0

Eduardo Reja, ish-trajneri i Napolit, Lacios dhe Atalantas, ende nuk ka shuar dyshimet e fundit edhe pse fillimisht ishte drejt refuzimit të kombëtares.

Italiani ka qenë dhe është ende kandidati numër “1” i zgjedhur nga Duka, pas disa konsultave me personazhe jashtë Shqipërisë, ndërsa personi në fjalë shtyhet edhe nga Claudio Lotito, që e njeh mjaft mirë.

Por, ka një problem që lidhet me ndihmësin e tij.

Reja do të donte Calorin bashkëpunëtor te Shqipëria, por ky i fundit është ende nën kontratë me Ternanan, edhe pse i shkarkuar, ndaj edhe të lirohet do të jetë e vështirë. Vetëm nëse do të falte pjesë të rrogës së tij, për t’u kompensuar nga federata shqiptare e futbollit.

Për këtë arsye, Reja kërkon 48 orë kohë për të zgjidhur këtë situatë, ndërsa mbetet në pistë edhe De Canio, kërkesa ekonomike e të cilit është diku te 300-350 mijë euro në vit, bashkë me stafin që do të merrte me vete.