René Higuita ka qenë një nga ata futbollistë që e ka shkruar emrin në historinë e futbollit për të mirë dhe për të keq.

“Akrepi” i tij i famshëm në stadiumin Uembli njihet nga të gjithë tifozët, ashtu si dhe daljet e tij nga porta për të dribluar kundërshtarët. Pikërisht një aventurë e tillë bëri që Kolumbia të eliminohej nga Botërori i vitit 1990.

Pablo Escobar ishte i famshëm, hyri në Kongres dhe pastaj, kur doli nga Kongresi, u fut në burg. Kur nuk ishte më politikan, ishte vetëm narkotrafikant dhe askush nuk donte të kishte të bënte me të. Në atë moment unë mendova se një shok nuk mund ta trajtoja ashtu. E dija që në burg ai ndihej i vetmuar. Nuk mund ta braktisja”, shtoi Higuita, i cili ka bërë edhe vetë 9 muaj burg në vitin 1993, pasi akuzohej se ishte ndërmjetësues në lirimin e vajzës së ortakut të Escobarit, që mendohet se ishte rrëmbyer me urdhër të vetë Escobarit.

“Më thonin që të dorëzoja Escobarin dhe do të më linin të lirë. Përndryshe, do të bëja 7 vite burg. Unë i thashë vetëm që nuk di gjë fare, por edhe po të dija, nuk do të thoja gjë”, thekson ish-portieri.