Policia e Dibrës njofton se ka parandaluar një ngjarje të mundshme krominale që mund të ndodhte në fshatin Selishtë. Blutë e Dibrës bënë të ditur se pas njoftimit të marrë se dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë, shërbimet e Policisë Dibër, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.  Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre shërbimeve është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I.C., 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari,  për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.