Burreli do të përballet të dielën në Lezhë me Besëlidhjen vendase. Por rezultatet e mira të ekipit matjan të arritura në ndeshjet e fundit brenda apo jashtë fushe, tashmë i trembin të gjithë.

Trajneri i Besëlidhjes Elvis Plori, i ftuar në emisionin Sport Plus, deklaroi se i trembet ekipit të Burrelit në ndeshjen e së dielës. Plori tha se paçka se Besëlidhja ka një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit, përballja me matjanët nuk do të jetë aspak e lehtë. Ish trajneri matjan sot në krye të Besëlidhjes thotë gjithashtu se gara për vendin e parë sa vjen e vështirësohet.

“Objektivi ynë dihet që është kalimi në superligë por tashmë gara është vështirësuar. Të dielën do të kemi një përballje jo të lehtë me Burrelin i cili në vërtetë ka treguar nivel dhe se ka një ekip solid. Kam besim tek djemtë tanë dhe se do të vazhdojmë objektivin” – tha mes të tjerash numri një i pankinës lezhjane Elvis Plori.