Veç problemit të gropave të mëdha në aksin rrugor nacional Burrel – Skuraj, një tjetër problem i shtuar është edhe pemët e rrezikshme që ndodhen përgjatë saj. Siç e shihni anash rrugës nacionale në vendin e quajtur “Baza e asfaltit” jo më shumë se 1 kilometër nga qyteti i Burrelit qëndrojnë gati në shembje disa plepa të mëdhenj të cilët janë tharë e herë pas here rrëzohen e biejnë në rrugë.

Drejtuesit e mjetev thonë se ato janë shumë të rezikshëm dhe se mund të godasin makinat në lëvizje në çdo moment. Fakti se ka disa vite që janë tharë, për drejtuesit e mjeteve kjo e rrit akoma edhe më shumë rrezikun pasi pjesa afër tokës është e kalbur.

Në këto kushte ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sa pemët e thata nuk kanë goditur ndonjë automjet që lëviz në këtë aks rrugor.
Për shkak të erërave të forta, rreth dy vite më parë në këtë segment disa prej pemëve ranë mbi rrugë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.