Problemet në rrugën nacionale Burrel – Milot nuk kanë të mbaruar. Sikur mos të mos mjaftonin gropat dhe rrëshqitjet e gurëve në këtë aks rrugor, në dalje të qytëtit të Burrelit, buzë rrugës, në afërsi të ish-Parkut, disa plepa shumëvjeçarë rrezikojnë shembjen.
Gjatë rënies së shirave dhe erave të forta ka patur shkëputje të degëve nga lartësitë e këtyre plepave, duke u bërë pëngesë për qarkullimin normal të mjeteve, por për fat të mirë nuk kan përfunduar sipër makinave që përdorin këtë aks rrugor, si autobuzat e linjës Burrel-Tiranë, apo dhe automjeteve të ndryshme, si ato personale dhe të tonazhit të lartë.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që specialistët e instancave përgjegjëse të ndërhyjnë duke vlerësuar qëndrueshmërinë e këtyre pemëve dhe në eleminimin e tyre nëse konstatojnë se përbëjnë rrezik për përdoruesit e rrugës Burrel-Milot.