Policia e Bulqizës ka vënë në pranga pronarin e lokalit ku u plagos një ditë më parë vëllai i Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Allës, Vangjel Alla.
Ky i fundit gjatë një konflikti të çastit në një lokal në Bulqizë u qëllua e armë zjarri në bark nga shtetasi I.Dani, që mundi të arratisej.
Për pasojë uniformat blu kanë vënë në pranga 37 vjeçarin me inicialet B.Ç pasi akuzohet se ka fshehur provat e plagosjes së Allës, ndodhur në lokalin e tij.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe bashkëpuntorin e autorit i cili dyshohet se e ka ndihmuar atë për tu larguar.

Në kërkim nga uniformat blu vijon të jetë 31 vjeçari I.Dani si autori kryesor i plagosjes së rëndë të 41 vjeçarit Vangjel Alla, ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Bulqizës.

Kryebashkiaku Lefter Alla tha një ditë me parë se ngjarja nuk ka lidhje fare me detyrën e tij pasi gjithçka sipas tij ka ndodhur pas një konflikti të çastit.