Bulqizë

Arrestohen dy shtetas në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V.A.

Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kapet edhe bashkëpunëtori i cili ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes e kapjen e autorëve, ku gjatë një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V.A, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan shtetasit :

B.Ç, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambjentet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

D.S, 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit I.D, autori kryesor i ngjarjes.


Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm, do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër e Mat për hetime të mëtejshme.