Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë natës së kaluar në Bulqizë. Policia thotë se rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A., 41 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç. Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.