2 nga katër të akuzuarit për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër, Drini Gjeci e Nuri Meda kishin seancën e radhës gjyqësore të mërkurën e 8 Shtatorit. Por as kjo seancë, si ato të dy të fundit, nuk është zhvilluar, duke u shtyrë për me 30 Shtator. Ndonëse dy herët e tjera shtyrja e seancës gjyqësore është bërë për mungesë të avokatëve dhe të akuzuarve, seanca e një dite më parë mësohet se është shtyrë për mungesë të gjyqtarit të çështjes, Ardit Kuka. Drini Gjeci ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Dibër dhe Nuri Meda ish administrator i Njësisë Administrative Tomin, kishin kërkuar në Maj të këtij viti gjykim të shkurtuar, duke e veçuar veten nga dy të akuzuarit e tjerë, Ish Shefi i Komisariatit të Dibrës, Robert Aga dhe ish administratori i Lurës, Hasan Hoti. Prokuroria e Dibrës ka kërkuar 2.5 vite burg për ish-drejtorin e arsimit Drini Gjeci dhe ish-administratorin e njësisë Tomin Nuri Meda, të akuzuar për krime zgjedhore në dosjen “184” të Dibrës. Të pandehurit përfitojnë gjykim të shkurtuar ndërkohë prokuroria ka kërkuar që dënimi i mbetur tu konvertohet në shërbim prove. Megjithatë, Gjykata ende nuk a dalë në një vendim përfundimtar.