Përplasja e dhunshme në Dibër. Policia merr masa të forta, dërgon forcat operacionale

0
11

Policia e Shtetit ka reaguar pas sulmeve të ndodhura në KZAZ-në e Dibrës. 

Në një reagim zyrtar, Policia thekson se ka nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale për të ndaluar sulmet që po ndodhin.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se objektet zgjedhore do të mbrohen me çdo kusht. Policia u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna. 

Njoftim nga Policia e Shtetit

Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.

Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore.

KZAZ-ja në Dibër është sulmuar mbrëmjen e sotme nga mëbshtetës të Partisë Demokratike. Ata kanë tentuar të futen për të marrë materialet zgjedhore ndërsa policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës.