Sot është dhënë masa përfundimtare ‘arrest me burg’ për Jurgen Gjinaj i cili është autor i një aksidenti me vdekje në qytetin e Burrelit.

Gjykata e Apelit ka lënë sot në burg Jurgen Gjinajt i cili kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.

Me 22 maj rreth orës 12:00 të mesditës, Jurgen Gjinaj përplasi një  59-vjeçar, i identifikuar si Haqif Ruka ose siç njihej nga matjanët “Rukja” i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit. Autori i aksidentit, Jurgen Gjinaj u largua nga vendi i ngjarjes, por vetëm pas disa orësh ai ka rënë në prangat e Policisë.

Ndaj Gjinajt rëndon akuza e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’.