Përplasen dy automjete në aksin Milot-Tiranë, një person i plagosur rëndë

0
5

Dy automjete janë përplasur në aksin Milot-Tiranë, teksa raportohet që një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Aksidenti ka ardhur si pasojë i një parakalimi të gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjetit, i cili gjendet në gjendje të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të aksidentit të ndodhur.