Lagjja Allmetaj në periferi të qytetit të Bulqizës vazhdimihst përballej me problemin e përmbytjes së banesave për shkak të daljes nga shtrati të përroit që kalon përmeës kësaj lagjeje. Përroi ishte i mbushur plot me inerte, çka bënte që i gjithë uji të përfundonte në rrugët e lagjes, banesa e toka bujqësore. Banorët e kësaj lagjeje kanë kërkuar vazhdimisht që të ndërhyhet, ndërsa pushteti vendor në Bulqizë më në fund ka ndërhyrë. Mjetet e Drejtorisë së Shërbimeve kanë nisur punën për pastrimin e këtij përroi në mënyrë që ujërat e shirave të mos vërshojnë më si më parë. Drejtori i kësaj drejtorie, Roland Duriçi thotë se tashmë me pastrimin që opo i bëhet do të zgjidhet përfundimisht ky problem i këtyre banorëve. Banorët e lagjes Allmetaj, shpresojnë që këtë radhë të zgjidhet përfundimisht problemi i përmbytjes së lagjes së tyre