PËRKUJTOHET 83-VJETORI I ÇLIRIMIT TË ZERQANIT

PËRKUJTOHET 83-VJETORI I ÇLIRIMIT TË ZERQANIT

PËRKUJTOHET 83-VJETORI I ÇLIRIMIT TË ZERQANIT Bashkia e Bulqizës në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it Bulqizë, festuan më 3 Gusht, 83-vjetorin e Çlirimit të Zerqanit. Në aktivitetin e zhvilluar në Zerqan, fjalën e rastit e mbajti Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, e cila u shpreh se duhet vlerësuar kontributi i të gjithë atyre që hapën rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Bulqizë, Xhevat Jella solli në memorien e të pranishmëve historinë e luftës çlirimtare të Zerqanit më 3 gusht Përshëndeti në këtë festë edhe ish-minstrja e Arsimit ,Tefta Cami: Banorët pjesëmarrës u shprehën se 3 gushti nuk është një datë historike krenarie vetëm për Zerqanin, por për gjithë qarkun e Dibrës. Aktiviteti u shoqërua edhe me interpetime artistike nga nxënësit e shkollave të Njësisë Zerqan dhe këngëtari i ftuar Dritan Jashari.