Rruga nacionale Klos – Qaf Buall vijon të jetë problematike për të gjithë ata që e përdorin. Por më shqetësuese situata është për mjetet e tonazhit të rëndë, të cilat në pamundësi për të qarkulluar në segmentin e rrugës së Arbrit nga fshati Plan i Bardhë, janë të detyruar të qarkullojnë në aksin e vjetër nacional. Ndërkohë, segmenti më problematik i kësaj rruge është në fshatin Kloskatund. Megjithë ndërhyrjet e herë pas hershme të bërë nga firma mirëmbajtëse, gropat janë thelluar dhe është vështirësuar lëvizja.
Drejtuesit e mjeteve që e përdorin këtë aks rrugor, shprehen se rruga është tërësisht e degraduar dhe është lënë pas dore përsa i përket mirëmbajtjes.
Ky aks rrugor nuk përdoret vetëm nga mjetet e tonazhit të rëndë, por edhe shumë mjete të tjera të banorëve të tre fshatrave të bashkisë Klos: Kloskatund, Shëngjun e Plan i Bardhë.