Vetëm 10 ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor në arsimin parauniversitar. Ndërkohë, prej javësh ka nisur puna për përgatitjen e objekteve arsimore në mënyrë që të hënën e 11 Shtatorit, të jenë gati për të pritur nxënësit. Në Bashkinë e Matit, puna është drejt fundit ku specialistët e ndërmarrjes së shërbimeve po bëjnë ndërhyrjet në objektet e fundit si me lyerjen e tyre, riparimin e dyerve, dritareve etj. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se gjatë këtyre ditëve është bërë një punë voluminoze në këtë drejtim për të bërë gati të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat nën administrimin e bashkisë që ai drejton. Po ashtu, Malaj tha se këtë vit të ri shkollor, nxënësit e shkollës 9-të vjeçari “Mustafa Gjestila” dhe gjimnazistët e “28 Nëntorit”, do ta nisin në ambjente totalisht të transofrmuara me kushte bashkëkohore. Paralelisht me lyerjen dhe riparimin e dëmtimeve të ndryshme në objektet arsimore, po bëhet edhe dezinfektimi i të gjitha ambjenteve, në mënyrë që ato të jenë të pastra me nisjen e vitit shkollor 2023 – 2024