Përfundon veshja me sistem kapotë për 6 pallate, vijon puna për hidroizolimin e tarracave
Në kuadër të projektit të efiçencës së energjisë elektrike që po zbatohet vitet e fundit është bërë e mundur zbatimi i fazës së radhës për veshjen me sistem kapotë të 6 pallate në lagjen “Partizani” të qytetit të Burrelit. Gjatë inspektimit të këtij investimi, Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni tha se tashmë banorët e këtyre pallateve do të kursejnë më shumë energjinë elektrike. Po ashtu, tarracat e këtyre pallateve do t’i nënshtrohen edhe hidroizolimit si dhe sistemit estetik nga kabujt e linjave telefonike apo shërbimeve të internetit. Ndërsa përfaqësuesit e kompanisë zbatuese të projektit u shprehën se deri në fund të muajit Shtator projekti do të jetë i mbyllur. Projekti për veshjen me sistem kapotë të pallateve në qytetin e Burrelit do të vijojë edhe në lagje të tjera ku ende nuk është bërë.