Përfundon kontrata e mirëmbajtjes, ende nuk ka fitues për kontratën e re të aksit Skuraj – Peshkopi

Përfundon kontrata e mirëmbajtjes, ende nuk ka fitues për kontratën e re të aksit Skuraj – Peshkopi

Me datë 12 Korrik të vitit 2022 ka nisur zbatimi i kontratës “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qëndror dhe Verilindor, Kontrata B’. Kohëzgjatja e kontratës ishte parashikuar të zgjaste 48 muaj që praktikisht i bie të ketë përfunduar 3 ditë më parë. Vlera e kësaj kontrate ishte rreth 14 milion euro e cila u fitua nga “Alko Impex”. Autoriteti Rugor Shqiptar ka tenderuar sërish këtë kontratë për 48 e muajt e ardhshëm. Kontrata B “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor” për periudhën në vazhdim ka një vlerë prej 11 milion euro, 3 milion euro më pak se kontrata që është mbyllur. Por procedura e tenderimit të kontratës në fjalë nga ARRSH për periudhën në vazhdim është anulluar, duke u rishpallur si procedurë. Burime për “Mat Televizion” bëjnë me dije se ka patur disa ankesa nga operator të ndryshëm që kanë marrë pjesë në garë duke cilësuar shumë nga krieteret si përjashtuese për subjekte që duan të zbatojnë një kontratë të tillë dhe kanë dhënë ofertën e tyre. Procedura është rishpallur për të përzgjedhur më pas kompaninë apo bashkimin e kompanive që do të mirëmbajnë rrugët që përfshihen në Kontratën B “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor”.