PD nis përgaditjet për zgjedhje? Mblidhet kryesia e Matit

Pas deklaratës së bërë pak ditë më parë nga PD në qendër për përgaditjen për zgjedhje, është mbledhur kryesia e PD në Mat, për të diskutuar pikërisht këtë çështje.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari i PD Mat, Arjan Lika në një postim në rrjetin social Facebook.

Nëpërmjet këtij postimi thuhet se PD Mat ka nisur përgaditjet intensive për tu bërë gati për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme dhe zgjedhje lokale.

“Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Degës PD Mat. Në mbledhje u diskutua situata politike në vend dhe masat organizative për të përballuar atë. Qëndrimi i Partisë Demokratike është se kriza e rëndë politike kushtetuese dhe demokratike në vend ka vetëm një zgjidhje, ajo është permes zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe zgjedhjeve lokale pluraliste. Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe PD fillon përgatitjet intensive organizative dhe politike për tu ballafaquar me sukses me to.

Sot Mati e Shqipëria shtypet nga një pushtet që kontrollohet nga krimi, oligarkët e trafikantët. Sot drejton një qeveri e Mafies.
Është detyra jonë si demokratë,është misioni ynë ti kundërvihemi e ta mundim këtë të keqe.
Une sot në emer të PD dega Mat, u drejtohem në rradhë të parë demokratëve,atyre të orëve të para që nga viti 90.
Unë ju ftoj të bashkohemi.

Sot unë i kërkoj çdo kujt që ka kontribuar për pluralizmin e demokracinë e Partinë Demokratike ndër vite të bashkohemi si atëherë në 90, për të qënë të fortë e për ta përmbushur misionin që u nis në dhjetor 90 për një Shqipëri si Evropa, për një Shqipëri demokratike e pluraliste.
Ne sot ftojmë simpatizantë e të rinj që të angazhohen në strukturat e Partisë Demokratike duke u berë pjesë organike e kontributit dhe e fitores tonë.
Partia Demokratike është e do të mbetet shtëpi e lirisë dhe brenda saj mirëpret këdo që si ne ndan vizionin për një Shqipëri Europiane e Demokratike”.