Pas një muaji nga nisja e protestave të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, më në fund ka një reagim nga opozita. Eno Bozgo anetar i kryesisë së PD, dhe kryetari e nenkryetari i degis si PD Bulqizi Defrim Fiku e Edmond Isaku si dhe ish deputeti i PD Xhemal Xhunkshi kërkuan një takim me drejtuesit e kësaj sindikate. Por në këtë takim nuk morën pjesë drejtuesit e saj, por disa minator.

Në fjalën e tyre minatorëve denoncuan presionin e paligjshëm të administratës së kompanisë mbi ta. 

Përfaqësuesit e PD në këtë takim, ju shprehën mbështetjen e tyre minatorëve duke i cilësuar të gjitha kërkesat të ligjshme dhe i bën thirrje kompanisë AlbChrome të ndalojë menjëherë presionin e paligjshëm mbi punëtorët,  si dhe të rikthejë në punë katër minatorët e larguar nga puna.