Pas lajmit te transmetuar ne Mat Televizion per inertet qe hidheshin ne rrugen e vjetër të Maqellarës, bashkia e Dibres ka marre masa per pastrimin e saj. Banoret e kesaj zone perballeshin me ndotjen e madhe te mjedisit qe shkaktonte prezenca e mbeturinave ne afersi te tyre. Jo vetëm era e rëndë që çlironin këto mbetje, por sasia e madhe e tyre bllokonte dhe rrugen ku kalojne automjetet duke u bere dhe shkak per aksidente automobilistike.
Edhe pas nderhyrjes se bashkise se Dibres vihet re se për këtë grumbull mbeturinash mungojne kontenieret e mbeturinave, duke rrezikuar qe ky vend t’i rikthehet prap se shkuares.
Banoret qe jetojne aty pranë prej vitesh kane ngritur zerin e tyre per kete problem, duke kërkuar së fundmi nga bashkia Dibër të vendosë konteinerë për hedhjen e këtyre mbeturinave në mënyrë qe te eliminohet njëherë e mirë ky fenomen negative i ndotjes së mjedisit.
Mat Televizion kontaktoi me perfaqesues të bashkise se Dibres, të cilët u shprehen se shume shpejt ne kete segment rruge do te vendosen edhe kontenieret dhe do te mbulohet me shërbim nga makina e pastrimit.