Pas takimit të zhvilluar pak ditë më parë në Dibër të taskforcës “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike gjatë vitit 2022”, takimi iradhës është zhvilluar në nivel bashkie në Mat.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Nënprefekti i Matit Hasan Pasha, Shefi i Komisariatit të Policisë Mat Ervin Hasrama, Shefi i Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike, pecialist të Policisë në zona, Drejtues të Zyrës Vendore Arsimore Mat, Drejtes të OSHEE-së administratorët e njësive administrative etj.
Nën cilësinë e drejtuesit të kësaj taskforce Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj gjatë fjalës së tij shprehu gatishmëri të plotë, për një bashkëpunim midis institucioneve të përfshira në këtë luftë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e Bashkisë së Matit.
Gjatë fjalës së tij Shefi i Komisariatit të Policisë Mat, Ervin Hasrama bëri të ditur problematikat që janë konstatuar në vitin e kaluar, dhe objektivat që duhet të arrihen gjatë këtij viti. Sipas tij takime sensibilizuese do të zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Mat, duke bashkëpunuar me Administratorët e Njësive përkatëse, banorët e zonave dhe nxënësit e shkollave.