Ballina Qarku Diber MAT Pas 11 vitesh rikthehet në Ulëz Drejtoria e Tensionit të Lartë për...

Pas 11 vitesh rikthehet në Ulëz Drejtoria e Tensionit të Lartë për gjithë Veriun

0

Pas më shumë se 11 vitesh është rithyer në zyrat e saj në qytezën e Ulzës, Drejtoria e Tensionit të Lartë për të gjithë veriun. Kjo është drejtoria e dytë në Mat me një shtrirje rajonale pas asaj të OSHEE.
Ndërkohë, prej më shumë se 1 jave, punonjësit e kësaj drejtorie kanë nisur punën në zyrat e Ulzës. Kjo drejtori mbulon të gjithë nënstacionet elektrike në të gjithë veriun ku përfshin qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Gjithsej në rajonin verior janë 49 nënstacione të cilat monitorohen e mirëmbahen nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në Veri.
11 vitye më parë ajo ishte zhvendosur në qytetin e Rrëshenit për tu rikthyer në zyrat e saj në Ulzës pas më shumë se 1 dekade.
Kjo është drejtoria e dytë në Mat me një shtrirje rajonale pas asaj të Operatorit të Shpërndajes së Energjisë Elektrike ku përfshin 5 rrethe, Kurbin Mirditë, Mat, Bulqizë e Dibër.
Me rikthimin e institucioneve të mëparshme që kanë operuar në Ulzës, pritet që kjo qytezë të ketë më shumë gjallëri.

https://www.youtube.com/watch?v=v346-DtJvhE
Exit mobile version