Godina e shkollës së Mesme të Bashkuar “Haxhi Lata” në Suç vijon të jetë një nga temat e diskutueshme jo vetëm për faktin se ajo nuk është në funksion prej dy vitesh, por edhe se nxënësit që dikur mësonin në këto objekt detyrohen të udhëtojnë me kilometra për në godina të tjera arsimore. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se problemi i kësaj shkolle po ndiqet nga të gjitha instancat, porse Ministria e Arsimit ende nuk e ka miratuar projektin e dërguar nga Bashkia e Klosit.
Për shkak se ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ndërtimin e një objekti të ri, për objektin ekzistues nuk është marrë ende vendim që ai të prishet. Shtatorin e vitit të kaluar, prindër, nxënës e banorë të Suçit zhvilluan disa protesta duke kërkuar që objekti të rihapej, por kjo nuk u pranua nga autoritetet për shkak se specialistët e Institutit të Ndërtimit të Tiranës e vlerësuan objektin si të rrezikshëm.