Vetëm pasi kaluan 10 ditë nga rënia e dëborës dhe vendi u përfshi ngricat, Bashkia e Dibrës ka arritur të vë në punë burimet njerzore që administron për të pastruar akullin dhe borën në bulevardin “Elez Isufi” të qytetit të Peshkopisë.

Në bashkinë Dibbër bëhet me dije se si pasojë e rrëshqitjes në rrugët me akull, me dhjetra qytetarë kanë përfunduar në spital me trauma ose fraktura.

https://youtu.be/EBSvh4ApjIs

Akulli i krijuar nga bora e 20 janarit ka shkuar deri tek porta e godinës së Prefekturës së Qarkut Dibër, ku janë edhe disa institucione të tjera në të cilat qytetarët marrin shërbime. Këta të fundit shprehen se kurrë më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë që të kalojë kaq shumë kohë trotuari pa u pastruar nga akulli e dëbora.

Burime pranë Spitalit Rajonal të Dibrës dhe Qendrave Shëndetësore të Bashkisë me të njëjtin emër, thanë se gjatë këtyre dhjetë ditëve, afro 100 persona janë paraqitur për të marrë trajtimet e specializuara për shëndetin e dëmtuar nga pasojat e rrëzimeve mbi akullin në rrugë.