Partia Demokratike kallëzon Ramën dhe Goxhen në SPAK për eventin e Kanye West
Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Blendi Goxhe.
Ata akuzohen për veprat penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", në bashkëpunim.
Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, ky kallëzim lidhet me financimin prej 4.2 milionë eurosh të eventit të organizuar nga artisti amerikan Kanye West.
Demokratët kanë bërë të ditur se, së bashku me kallëzimin, kanë depozituar në SPAK edhe argumentet dhe dokumentacionin e nevojshëm që, sipas tyre, mbështesin akuzat.