Ndonëse Qarkullimi i Mjeteve u ndalua me vendim për Tiranën dhe Durrësin, një paralizim të lëvizjes ndër qytetase është vënë re edhe në Qarkun Dibër. Qarkullimi i mjeteve nga Klosi në Drejtim të Bulqizës apo Peshkopisë ka qenë tejet i vogël pothuajse i papërfillshëm. Mjetet të cilat shiheshin rrallë të lëviznin ishin kryesit të mallrave.

Ndërkohë shumë forca policie ishin të dislokuara për të kontrolluar qarkullimin e mjeteve kryesisht në drejtim të Tiranës. Pika kontrolli ishin ngritur tek Ura e Topojanit në afërsi të Maqellarës. Uniformat blu kotrolluan të gjitha mjetet për t’i pyetur për destinacionin e tyre. Po ashtu, në sitën e kontrolleve ka qenë edhe lëvizja e qytetarëve të cilët mund të kenë ardhur nga vendet e prekura me Covid-19.

Kontrollet do të vijojnë gjatë tre ditëve sipas vendimit të qeverisë, ndërsa harta e ndalimit të qarkullimit mund të zgjerohet pas zgjerimit të zonave me të prekur nga virusi Covid-19.