Prokurori i Pergjithshem, Osian Çela ka zhvilluar këtë të hënë një takim me prokurorët e krimeve të rënda të cilët janë transferuar në prokurori të tjera, pasi me fillimin e punës së SPAK më 20 dhjetor, Prokuroria e Gjykata e krimeve të rënda shkrihen.
Në takimin me prokurorët Cela u shpreh se rezultatet e hetimit në çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve dhe vlerësoi punën e tyre në këtë drejtim.
Kryeprokurori vlerësoi profesionalizmin e prokurorërve të krimeve të rënda, duke thënë se Prokuroria e Krimeve të rënda ka qenë model për rajonin dhe ka arritur rezultate të rëndëishme në luftën ndaj krimit të organizuar.
Për prokurorët të cilët tashmë janë transferuar në prokurori të tjera, Çela shprehu besimin se eksperienca që ata kanë do të jetë shumë e vlefshme për prokuroritë ku ata do të vijojnë karrierën.