Pajisje të reja laboratorit të analizave në spitalin Bashkiak Mat

Pajisje të reja laboratorit të analizave në spitalin Bashkiak Mat

Laboratori i analizave të gjakut në spitalin Bashkiak Mat do të jetë në vazhdim i pajisur me aparatura moderne. Këto aparatura janë siguruar nëpërmjet drejtorisë së spitalit dhe fondacionit “Rotary Club Tirana”. Këtë të enjte u bë dorëzimi i këtyre aparaturave pranë laboratorit të spitalit Bashkiak Mat në praninë e drejtorit Erion Bala, drejtuesve të shoqatës Rozan Osmani, Nënprefektit të Matit Hasan Pasha etj. Në fjalën e tij, Drejtori i Spitalit Bashkiak Mat, Erion Bala tha se këto aparatura analizash biokimike do t’ju japin mundësinë qytetarëve matjanë që të mos shpenzojnë duke udhëtuar drejt Tiranës apo laboratorëve privatë, por t’i marrin aty. Presidenti i “Rotary Club Tirana”, Rozan Osmani tha se ju përgjigj pozitivisht kërkesës së drejtorit të spitalit bashkiak Mat për sigurimin e këtyre aparaturave. Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha falenderoi donatorët dhe drejtuesin e spitalit bashkiak Mat për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve. Aparaturat e reja të analizave biokimike do të jenë në funksion të qytetarëve matjanë, si një shërbim modern i ofruar për to.