Dibër/ Pocesti mes problemeve, banorët: Prej vitesh nuk vihet dorë në infrastrukturë
Fshati Pocest në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës është ndër fshatrat më piktoresk të kësaj njësie. I ndodhur në shpatin e malit, fshati ka një pamje panoramike dhe është ndër të paktët fshatra i cili është me banesa të grupuara. Por banorët e Pocestit ankohen për mungesë investimesh.