Burreli "ngec" sërish. Ekipi i Patushit nuk arrin të shënojë sërish
Burreli nuk gjen dot fitoren as në shtëpi
Ekipi i futbollit Burreli zhvilloi të shtunën ndeshjen e dytë të këtij kampionati ku përballë kishte ekipin e Tomorit të Beratit. Por ashtu si në ndeshjen ndaj Tërbunit as në këtë takim, djemtë matjan nuk arritën të prekin rrjetën e portës kundërshtare.