Martesa fiktive për letra angleze, Ulsi Manja: Kemi bërë kallëzim në prokurori për disa raste
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se ka paditur në prokurori katër punonjës të gjendjes civile në Tiranë. Kallëzimi është bërë për martesa fiktive për letra angleze.
Sipas Manjës gjithashtu janë paditur për falsifikim tre shtetase. Martesat dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt punonjësve.