Plas vjedhja e makinave luksoze në Tiranë: Markat, zonat dhe pronarët e “preferuar” të hajdutëve
Automjetet luksoze në Tiranë, vijonë të jenë objektiv i grabitësve. Sipas shifrave të Policisë së Shtetit vetëm gjatë muajit korrik u vodhën 150 makina të shtrenjta, ndërsa zbulueshmëria ka qenë pothuajse zero.
Shifrat tregojnë se gjatë dhjetë muajve të fundit në Tiranë është vjedhur një makinë në çdo dy ditë.